Mbetën në trafik rrugës për në spital… babai bëhet “mjek” dhe sjell në jetë vajzën

 Mbetën në trafik rrugës për në spital… babai bëhet “mjek” dhe sjell në jetë vajzën

Një 44 vjeçar ka arritur të sjellë në jetë fëmijën e tij të dytë, ndërsa ai dhe e shoqja mbetën të bllokuar në trafik rrugës për në spital.

Dominiku u bë vetë “mjeku”, në pamundësi për të mbërritur në kohë në spital. E kjo nuk ishte hera e parë që ky baba sillte në jetë një fëmijë, pasi djali i çiftit kishte lindur në shtëpinë e tyre, sigurisht me ndihmën e 44 vjeçarit.

Por kësaj here çifti ishte përgatitur për të shkuar në spital për vajzën, veçse një ‘e papritur’ gjatë rrugës, e detyroi 44 vjeçarin që të sillte sërish në jetë fëmijën.

Rruga ku ata po kalonin ishte në rikonstruksion. Çifti mbeti në trafik e nuk kishte se çfarë të bënte, fëmija po vinte.

“Duhet të ndalonim, aq ishte, fëmija po vinte. Mendimi i parë që më shkoi në mendje… mos, jo edhe njëherë kjo… herën e parë me djalin gjithçka ishte aty ku duhej. Ambulanca po vinte dhe isha në kontakt të vazhdueshm me mjekët, por kësaj here kishim mbetur në rrugë, në mes të natës.”-kujton me humor 44 vjeçari.

Por puna e Dominikut është disi e ‘kundërt’ me punën e një gjinekologu. Prej 30 vitesh, 44 vjeçari punon si drejtues i një shërbimi funeral. Siç tregoi ai, puna e ndihmoi që të ishte i qetë edhe pse “në disa momente paniku më merrte me vete”.

Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe drejtuesi i shërbimit funeral, solli në jetë vajzën e tij. Kur e pyesin Dominikun a ka ndërmend të bëjë sërish fëmijë, ai është kundër.

“Jo kaq është mirë, nuk dua më fëmijë”