“Mendova se do e shihja duke u mbytur” Pamjet, babai i 4 fëmijëve i shpëton jetën një 64 vjeçari

 “Mendova se do e shihja duke u mbytur” Pamjet, babai i 4 fëmijëve i shpëton jetën një 64 vjeçari

Robert po priste së bashku me familjen një tjetër familje me të cilët do të darkonin atë natë, kur papritur sheh një makinë e cila hyn gabimisht në një urë për anijet dhe bie në det.

Media amerikane ka publikuar pamjet kur makina bie në ujë, ndërsa pak çaste më vonë Roberti vrapon dhe bëhet gati për t’u hedhur në det.

“Shkova atje me vrap për të parë se çfarë ndodhi, sa thellë ishte uji…një burrë ndodhej në makinë. U hodha në ujë dhe u afrova tek dera e pasagjerit. Burri që ndodhej në makinë po tentonte të hapte siguresat e dyerve, por nuk po mundte dot. Unë e ai ishim afro 60 centimetra larg njëri- tjetrit, me një xham që na ndante kur papritur, makina u zhyt e ai njeri ishte brenda mjetit.”-kujton Robert.

Në makinë ndodhej një burrë në moshën 64 vjeçare. Per fatin e tij ai arrin të hapë fare pak dritaren e mundet të dalë nga makina që do ta merrte poshtë. Robert i shkon menjëherë në ndihmë, ndërsa atje vjen familja e tij. Dy djemtë e Robertit lidhin disa bluza për t’i përdorur si litar.

“T’ju them të drejtën, mendova se do të shihja atë njeri duke u mbytur… në momentet e fundit isha fare pak larg fytyrës së tij e ai po zhytej poshtë”-tregoi Robert për median amerikane.

Por falë ndërhyrjes së tij, 64 vjeçari është gjallë sot. Institucioni i Rojeve Bregdetare Amerikane i dha një certifikatë njohje për trimërinë e treguar babait të 4 fëmijëve, i cili edhe pse pa e ditur, rrezikoi seriozisht jetën e tij për të shpëtuar atë të 64 vjeçarit.