Momente prekëse, nëna ribashkohet me fëmijët… një grua e panjohur i nxorri nga Ukraina

 Momente prekëse, nëna ribashkohet me fëmijët… një grua e panjohur i nxorri nga Ukraina

Dy fëmijë të mitur, motër e vëlla. Babai i tyre i kishte larguar nga shtëpia e tyre në Ukrainë, me shpresën për t’i nxjerrë jashtë vendit. Por me të shkuar në kufi, i ati e kishte patur të pamundur që të largohej, për shkak të urdhrit të burrat të mos largohen nga Ukraina.

Një grua e panjohur dhe zemërmirë, i kishte thënë burrit se mund t’i merrte ajo fëmijët e saj dhe do t’i dërgonte ku të dëshironte ai. Të dy vinin nga i njëjti qytet. Babai i shpjegoi të panjohurës se nëna e fëmijëve ishte nisur nga Italia dhe do të shkonte në Hungari për t’i pritur.

Gruaja 58 vjeçare që mori fëmijët, tregoi për median e huaj: “Ai baba thjesht donte të largonte fëmijët e tij prej rrezikut. Mi dorëzoi mua, më besoi, duke më dhënë pasaportat e tyre dhe vendin se ku duhej t’i dërgoja”

Këto janë momentet prekëse, kur ajo përqafon fëmijët e më tutje gruan që ia solli shëndoshë e mirë.