Në ciklin e gjakmarrjes! Zbardhet dëshmia e 17 vjeçarit që mori hak për të atin në Lezhë

 Në ciklin e gjakmarrjes! Zbardhet dëshmia e 17 vjeçarit që mori hak për të atin në Lezhë

Adoleshenti që mori një jetë për të marrë hakun e të atit, nuk shfaqi shenja pendese për krimin që kreu pak ditë më parë në fshatin Manati të Lezhës.

Në dëshminë e tij para hetuesve, ai tregoi se prej një viti mbante me vete armën me të cilën i mori jetën Lek Lekgjonajt, vëllait të njeriut që në 2009 i vrau të atin, Gjonin. Mbetet ende e paqartë për hetuesit, sesi i riu arriti të gjejë armën, një pistoletë me mulli.

 17 vjeçari pranoi se prej kohësh planifikonte sesi do të kryente vrasjen, një akt të cilin ai e kreu 2 ditë më parë.

Adoleshenti ishte vetëm 4 vjeç kur i ati iu vra nga Ndue Lekgjonaj, i cili pas kryerjes së dënimit, nuk u kthye më në fshatin e lindjes. Por tragjedia për 17 vjeçarin u rëndua dyfish, pasi edhe nëna e adoleshentit i dha fund jetës kur mësoi për vdekjen e të shoqit.