Nga lufta me kancerin tek medalja e artë, rrëfimi i sportistit: Dikur e merrja jetën për të mirëqenë…

 Nga lufta me kancerin tek medalja e artë, rrëfimi i sportistit: Dikur e merrja jetën për të mirëqenë…

Maks Parrot po bëhej gati për stërvitje, ditën kur ndjeu një gungë në qafën e tij. Shkoi për ta vizituar tek mjeku dhe rezultoi se kishte kancer (Hodgkin lymphoma).

Mjekët i sugjeruan të niste menjëherë seancat e kemioterapisë.

“Më duhej të lija gjithçka për të luftuar sëmundjen”-tregoi sportisti.

Ishte 24 vjeç në atë kohë (2018) dhe iu nënshtrua përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm 12 seancave të kemioterapisë.

“Ishte një ferr i vërtetë… ishte hera parë që po lija sportin që nga mosha 9 vjeçare.”-kujton i riu.

Pas 12 seancave të kemioterapisë, i riu i shpëton sëmundjes në vitin 2019 dhe bëhet gati t’i rikthehet jetës së tij si sportist profesionist.

E pas kësaj orvatje të madhe, 27 vjeçari nga Kanadaja arriti të dalë fitimtar në lojërat olimpike dimërore që po mbahen tani në Pekin. Maksi mori medaljen e artë në sportin e rëshqitjes/hedhjes me snowboard.

“Sëmundja ndryshoi shumëçka tek unë si njeri, si atlet… e merrja jetën të mirëqenë e tani, nuk e bëj më këtë. Sa herë që vendos në këmbë snowbordin, e vlerësoj… vlerësoj faktin se mund ta ndjek pasionin tim çdo ditë”-tregoi për Associated Press 27 vjeçari.