Një baba hero! Shpëton nga mbytja të bijën me dy shoqet e saj, i bie infarkt sapo del nga deti

 Një baba hero! Shpëton nga mbytja të bijën me dy shoqet e saj, i bie infarkt sapo del nga deti

Nuk u mendua dy herë. Pa të bijën që po goditej nga dallgët dhe në vështirësi për të notuar. 65 vjeçari hidhet menjëherë në det dhe shkon tek e bija. Arrin ta ndihmojë për të kaluar momentet e panikut dhe më pas ndihmon dy shoqet e saj. Edhe ato i ndihmon dhe pas disa minutash lodhje të stërmadhe fizike, del nga deti.

Me të nxjerrë këmbët nga uji, Fernando Porku, ndihet keq. Shtrihet në tokë. Të pranishmit marrin menjëherë urgjencën, por kur mjekët mbërritën, nuk kishin se çfarë të bënin më. 65 vjeçari kishte pësuar një infarkt kardiak. Frika për të bijën, lodhja dhe dielli mbase ishin bërë bashkë për t’i dhënë goditjen e fundit zemrës së tij.

65 vjeçari ishte punonjës i komunës i një qyteze të zonës së Sardenjës, afër ditës së pensionit. Dhe vdekja e tij, preku thellë komunitetin ku jetonte, njoftojnë media fqinje

Kryebashkiaku i qytezës atje përcolli këtë mesazh për babain hero.

“Ai ishte një prej punëtorëve tonë më të vlefshëm dhe vdekja e tij ishte një lajm hidhërues për të gjithë ne. Ai iku duke kryer një gjest heroik, shpëtoi tre jetë”

65 vjeçari la pas të shoqen dhe dy vajzat e tij.