Një lajm i trishtë! Adoleshentja mbytet në lumin Devoll

 Një lajm i trishtë! Adoleshentja mbytet në lumin Devoll

Për shkak të temperaturave të larta, një grup miqsh kishin shkuar për t’u larë në lumin Devoll, pa e ditur se do të ndodhte një tragjedi.

Një vajzë rreth moshës 15 vjeçe, është mbytur teksa po lahej në lumë.

Kanë qenë autoritetet ata që kanë nxjerrë trupin e pajetë të së ndjerës.

“Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.’‘- njofton policia.