Pa shpresë për të shkuar në shtëpi, pamjet e qytetit të transformuar prej luftës 10 vjeçare

 Pa shpresë për të shkuar në shtëpi, pamjet e qytetit të transformuar prej luftës 10 vjeçare

Në qytetin e Sarmada-s (Siri), shumë pranë kufirit me Turqinë, mijëra njerëz që kanë braktisur shtëpitë prej luftës, jetojnë një jetë të vështirë me fare pak shpresë për t’u rikthyer në banesat e tyre.

Radhë pas radhe, gjen tenda, shtëpiza me tulla e struktura të vogla. ‘Shpikje’ të thjeshta, për të jetuar disi me një kulm në kokë. Këto janë kampe ‘informale’, ku përplasen ata që i humbën të gjitha.

Njerëzit vijnë nga dhjetëra qytete e fshatra të Sirisë, pas konfliktit 10 vjeçar atje. Media e huaj ka përcjellë disa foto, të cilat kapin momentet e jetës, dramës e varfërisë së madhe.