Pamje dramatike, babai i shpëton jetën të birit duke reaguar në kohë

 Pamje dramatike, babai i shpëton jetën të birit duke reaguar në kohë

“Falë Zotit, munda të shpëtoj djalin… vetëm falë Zotit, ishte një fraksion i sekondit”

Kështu e ka komentuar momentin që për pak i mori jetën të birit të mitur. Ky baba mundi ta shpëtojë djalin e vogël para se një makinë e cila ecte me shpejtësi, përplaset me motorin e ndaluar, në sediljen e të cilës po qëndronte vogëlushi.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe kanë bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit. Ngjarja ka ndodhur në Brazil pak ditë më parë.