Pamje dramatike, momenti kur babai hero shpëton vogëlushin 4 vjeçar

 Pamje dramatike, momenti kur babai hero shpëton vogëlushin 4 vjeçar

I biri 12 vjeçar nisi ta thërrasë me zë të lartë. Në atë moment Tomi del me vrap i shqetësuar se mos diçka kishte ndodhur. I biri i tregon se një fëmijë hyri në pishinë dhe nuk po dilte më prej aty. Tomi hidhet menjëherë në pishinë dhe nxjer prej aty fëmijën.

Pasi e nxjerr nga uji, Tomi kupton se vogëlushi nuk po merrte frymë dhe nis të kryejë masazh. Pak pak momentesh, fëmija nxjer ujin dhe hap sytë. Një lehtësim i madh për Tomin, i cili arriti t’i shpëtojë jetën 4 vjeçarit.

Vogëlushi, i quajtur Ksevier (Xavier) është një djalë autik i cili nuk është verbal. E gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia e familje e vogëlushit falenderuan Tomin dhe të birin, i cili lajmëroi në kohë të atin.

Pamjet e mëposhtme nuk kanë nevojë për koment.