Pamje interesante, një skulpturë 4.860 tonëshe me lartësi mbi 21 metra

 Pamje interesante, një skulpturë 4.860 tonëshe me lartësi mbi 21 metra

Kolazhi i fotove të mësipërme i përket një kështjelle prej rëre, një vepër që ka thyer rekordin Guinness.

Kështjella është e lartë 21.16 metra, afro 3 metra më e lartë se kështjella e rërës e ndërtuar pak vite më parë në Gjermani (2019), e cila mbante deri dje rekordin Guinnes.

Për këtë kështjellë janë përdorur afro 4900 tonë rërë dhe orë të tëra pune për të krijuar kështjellën më të lartë të rërës në botë.

Krijuesi i saj Wilfred Stijger, u asistua nga të paktën 30 skulptorë rëre, ndërsa shtoi se kështjella përfaqëson pushtetin që Covid pati mbi të gjithë botën në dy vitet e fundit. Në majë të kështjellës ka një ‘kurorë’ të virusit.

Për të mos u dëmtuar nga kushtet atmosferike (kështjella ndodhet në një qytet të Danimarkës), artistët kanë aplikuar në disa pjesë të saj ngjitës dhe një sasi prej argjile. Krijuesit e kështjellës presin që ajo të qëndrojë në këmbë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Më poshtë disa pamje, të përcjella nga Zëri i Amerikës