Pamje mbresëlënëse, majat e maleve ‘notojnë’ mbi re

 Pamje mbresëlënëse, majat e maleve ‘notojnë’ mbi re

Disa pamje mjaft interesante janë shkrepur nga qytetarë të cilët kanë ngjitur majat e maleve në Skoci, nga ku kanë parë nga afër një fenomen i cili njihet si inversioni i temperaturës.

Fenomeni ndodh kur temperaturat në lartësi janë më të ngrohta se ato në nivelet më të poshtme, duke vënë në ‘grackë’ kësisoj retë dhe mjegullën, e cila qëndron më poshtë.

Në këto kushte, duket sikur majat e maleve po ‘notojnë’ mbi re, një pamje me të vërtetë magjepsëse. Fotot u publikuan nga BBC.