Pamje mbresëlënëse, një muze për ‘syrin’ e njeriut dhe rigjallërimin e krijesave nënujore

 Pamje mbresëlënëse, një muze për ‘syrin’ e njeriut dhe rigjallërimin e krijesave nënujore

Në një prej brigjeve të Ayia Napa (Qipro), një skulptor ka dërguar në fund të detit 93 vepra arti, duke transformuar botën nënujore aty në një muze arti.

Jason deCaires Taylor përdori një lloj çeliku specifik e beton me ph neutral në mënyrë që skulpturat të përballojnë degradimin prej ujit. Skulpturat janë zhytur në një thellësi prej 8-10 metrash nën ujë dhe kanë krijuar një peisazh mbresëlënës për zhytësit.

E ky muze me vepra arti nuk është krijuar vetëm për ‘syrin’ e njeriut, por edhe për të ndihmuar në krijimin e një barriere koralesh pikërisht tek skupturat, si pjesë e një projekti për të gjallëruar jetën nënujore.

Skulpturat kanë një sipërfaqe të përshtatshme për rritjen e koraleve e të tjera organizmave, për t’u ngjitur e rritur tek to.

“Këto skulptura mund të kthehet në një habitat për jetën marine, e kësisoj kanë dy funksione nën ujë. Fillimisht si vepra arti por edhe si struktura për gjallesat e detit”-tregoi artisti.