Pamjet dramatike, dy persona hidhen nga lartësia për t’i shpëtuar tymit e flakëve në hotel

 Pamjet dramatike, dy persona hidhen nga lartësia për t’i shpëtuar tymit e flakëve në hotel

Një person në gjendje kritike për jetën, dy të plagosur rëndë dhe dy të tjerë me djegie në trup. Ky është bilanci i të lënduarve si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel në Barcelonë, ndërsa pamjet e regjistruara nga qytetarët, janë me të vërtetë dramatike.

Për t’i shpëtuar zjarrit e tymit, dy qytetarë janë hedhur nga kati i tretë i ndërtesës, ndërsa poshtë njerëzit mblidhnin dyshekë për të zbutur rënien e tyre.

Siç shpjeguan autoritetet, zjarri nisi në dhomën e katit të tretë të hotelit, për arsye ende të paqarta plotësisht. Tymi u përhap shpejt në korridoret e katit të tretë, ndërsa më tutje flakët ‘pushtuan’ thuajse të gjithë katin.

Dy prej qytetarëve që s’mundën të dalin nga hoteli, u detyruan të hidhesh, ashtu siç duket nga pamjet e përcjella në median spanjolle.