Pamjet e humbjes tragjike të futbollistit shqiptar në fushë… nëna e tij ndodhej në stadium

 Pamjet e humbjes tragjike të futbollistit shqiptar në fushë… nëna e tij ndodhej në stadium

Një 21 vjeçar shqiptar, futbollist, ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme gjatë një ndeshje të kategorisë së tretë në Greqi. Aleksandër Lambi luante në ekiin Iliupoli si huazim nga ekipi i Apolon Smirnit, në momentin kur ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në fushë. I riu u rrëzua në minutën e katërt të ndeshjes.

Ekipi i mjekëve ka telefonuar ambulancën e ka kërkuar që të merrnin me vete një defribilator. Si pasojë e vonesës në ardhjen e dërgimin e të riut në spital, 21 vjeçari ka gjetur vdekjen. Dyshimet flasin për një arrest kardiak të të riut.

Ashtu siç raportoi dhe një gazetar shqiptar në Greqi, në stadium ndodhej dhe nëna e 21 vjeçarit, e cila ka parë me sytë e saj rrëzimin e humbjen e të birit.