Pamjet, elektriçisti shpëton mrekullisht pas kontaktit me rrymën në shtyllën e tensionit

 Pamjet, elektriçisti shpëton mrekullisht pas kontaktit me rrymën në shtyllën e tensionit

Një elektriçist i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes këtë të martë. Ai po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes (Paskuqan, Tiranë) dhe kanë mundur ta zbresin nga shtylla e tensionit 55 vjeçarin.

Fatmirësisht, elektriçisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Më poshtë pamjet e shpëtimit, përcjellë nga joq

“Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.