Pamjet, momenti kur mësuesja i shpëton jetën nxënësit 9 vjeçar që rrezikoi të mbytej

 Pamjet, momenti kur mësuesja i shpëton jetën nxënësit 9 vjeçar që rrezikoi të mbytej

Një fëmijë 9 vjeçar i shpëtoi mbytjes falë ndërhyrjes heroike të mësueses së tij. Këto janë pamjet e regjistruara në një klasë fillore në Amerikë, atje ku një nxënës gati sa nuk u mbyt kur tapa e shishes së ujit i ngeci në fyt.

“Shishen e ujit e hapa me gojë, me dorë nuk po e tërhiqja dot hapësen. Shtypa me dorë shishen e uji nisi të dilte ndërsa tapa më ra në gojë”-kujton vogëlushi i quajtur Robert.

9 vjeçari çohet dhe tenton fillimisht të ndihmojë veten duke parë nëse mund të nxjerrë nga fyti hapësen, por s’mundet. Në këtë moment ai shkon tek mësuesja e cila kupton se diçka nuk po shkonte. 9 vjeçari i tregon se ka diçka në fyt dhe mësuesja performon manovrën Heimlich për të liruar rrugët e frymëmarrjes.

“Isha e përgatitur për të bërë detyrën time”-tregoi për median amerikane mësuesja.