Pamjet, reshjet e dendura “shpëtojnë” Fierzën

 Pamjet, reshjet e dendura “shpëtojnë” Fierzën

Mjaftuan afro tre ditë reshje shiu që rrënojat e Kukësit të vjetër, të dala në sipërfaqe në Fierzë, të ‘riktheheshin’ sërish nën ujë. Prurjet e lumenjve janë thuajse 10-fishuar për shkak të reshjeve të dendura përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa niveli i Fierzës i ka kaluar 262 metra, nga 259 që ishte disa ditë më parë.

(Pamjet të filmuara nga abcnews)

Kujtojmë se disa ditë më parë, situata në Fierzë paraqitej mjaft alarmante. Liqeni i Fierzës është ujëmbledhësi më i madh në Shqipëri, me një sipërfaqe 79km katrorë e kapacitet bartës, 2.7 miliardë m3 ujë.