Pamjet, rrugët e Durrësit përmbyten prej reshjeve të dendura! Harta interaktive e motit

 Pamjet, rrugët e Durrësit përmbyten prej reshjeve të dendura! Harta interaktive e motit

Reshjet masive kanë nisur thuajse në të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të natës dhe duket se nuk do të pushojnë këtë të hënë.

Durrësi në veçanti është përballur me probleme në disa akse rrugore. Disa kryqëzime rrugësh në lagjet nr.1, nr.18 e në disa zona tjera, janë përmbytur plotësisht nga reshjet.

Problematika për shkak të reshjeve masive janë shfaqur po ashtu edhe në disa zona periferike të qytetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë një apel drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdeshëm në rrugë dhe të limitojnë shpejtësinë.

Ndërkohë sipas meteorologëve, moti do të njohë një përmirësim gjatë pasdites. Parashikohen kthjellime edhe gjatë mëngjesit të së martës, ndërsa të premten do të ketë sërish një përkeqësim të dukshëm, rënie të mëtejshme të temperaturave dhe reshje të dendura.