Pamjet, shpërthimi vullkanik i Etnës ‘ndez’ qiellin në Siçili

 Pamjet, shpërthimi vullkanik i Etnës ‘ndez’ qiellin në Siçili

Një shpërthim vullkanik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në malin Etna, një prej vullkanëve më aktivë në botë. Krateri në pjesën juglindore të Etnës, me një lartësi prej 2900 metrash, ka hedhur shtëllunga tymi deri në 8 kilometra në qiell, ndërsa llava ka ‘ndezur’ qiellin e Siçilisë.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë raportim për persona të lënduar apo dëme materiale. Vullkani i lartë deri në 3300 metra është një ndër më aktivët në planet. Shpërthimi më i fuqishëm i dekadave të fundit ndodhi në vitin 1992, siç raporton ‘Reuters’.

Më poshtë disa video e foto të përcjella në media e rrjetet sociale.