Pamjet video, autoritetet hetojnë një gropë misterioze 200 metra të thellë

 Pamjet video, autoritetet hetojnë një gropë misterioze 200 metra të thellë

Credit: BBC

Autoritetet në Kili po hetojnë një gropë misterioze e cila u pikas gjatë fundjavës nga banorët e zonës atje.

E ndodhur jo shumë larg një vendi ku ka miniera, gropa rezulton të jetë e thellë afro 200 metra dhe ka një diametër prej 25 metrash. Shërbimi kombëtar i gjeologjisë e minierave atje, ka dërguar personel të specializuar për të hetuar mbi shkaqet e gropës dhe nëse rrezikohet që ajo të përhapet edhe më shumë.

“Jemi disi të shqetësuar, pasi gropa është ende aktive dhe vijon të zgjerohet. Komuniteti jonë nuk kishte parë ndonjëherë diçka të tillë”-u shpreh kryebashkiaku i zonës atje (Tierra Amarilla).

Për të shikuar pamjet, klikoni në videon e mëposhtme, e përcjellë nga BBC.