“Papritur, bota ra mbi kokë” Rrëfimi i tre burrave që humbën vajzat… bashkë i bëri një mision bamirës

 “Papritur, bota ra mbi kokë” Rrëfimi i tre burrave që humbën vajzat… bashkë i bëri një mision bamirës

“Shkatërrim, është një fjalë shumë e vogël. Dua të them se ti bie në humnerën e një bote surreale, të një dhimbje komplekse”

Këto janë fjalët e një babai i cili kupton në thellësi, çfarë do të thotë dhimbje e sesa të pafuqishëm jemi ndonjëherë. Quhet Majk Palmer dhe kohë më parë humbi të bijën.

Andi Airey, njëlloj si Majku, ka humbur të bijën. Thotë se bota i ra mbi kokë.

“Papritur, bota më ra mbi kokë. Papritur, nuk kisha ku të mbahesha, asgjë nuk dukej reale. Kisha thjesht një zbrazëti, sikur një sëmundje në fund të stomakut”

Tim Owen është i treti. Edhe ai baba që humbi të bijën.

“Të duket sikur je në rënie të lirë dhe nuk e kupton se ku po shkon. Kjo ndjesi është shkatërruese, thjesht të shkatërron. Nuk e kupton dot, nëse më të vërtetë mund ta rimarrësh sërish veten.”

Të tre këta burra treguan historinë e tyre në një intervistë prekëse në BBC.

Pavarësisht se jetojnë në vend të ndryshme, ata janë bërë bashkë pikërisht nga tragjedia që i preku. Sot janë bërë bashkë në një mision bamirësie. Tre baballarët do të ecin për dhjetëra milje për të ngritur sa më shumë para në formën e bamirësisë, para të cilat do të shkojnë për të rritur vetëdijen, për tragjedinë që i mori jetën vajzave të tyre… por edhe shumë baballarëve të tjerë.