Parashikimi i sinoptikanëve, reshjet e dendura do të kthehen sërish në fundjavë

 Parashikimi i sinoptikanëve, reshjet e dendura do të kthehen sërish në fundjavë

Ditët e para të muajit dhjetor do të jenë të ftohta, me reshje shiu në zonat e ulëta e bregdet, ndërsa në zonat malore me reshje dëbore.

“Parashikohet që të kemi ndërprerje të reshjeve që sot pasdite. Dita e nesërme do jetë e ftohtë, por pa reshje. Përmirësimi është i përkohshëm, pasi të premten një tjetër sistem vranësirash do të pushtojë vendin, duke risjellë reshje shiu dhe bore. Pra fundjava do ketë reshje.

Reshje të dendura bore priten në zonën e Peshkopisë, Burrelit. Pak më ndryshe do jetë zona e jugut. Në Vlorë, do ketë shira, por më të pakët. Mund të ketë rrezik për përmbyjtje. Situata pritet që të jetë problematike të premten dhe në fundjave. Durrësi dhe Vlora janë qytetet më të rrezikuara.

Problematika do ketë në zonat malore, në verilindje dhe juglindje. Pritet të ketë reshje të shumta bore, sidomos të dielën. Nesër nuk do ketë reshje bore, por ngrica”, shpjegon për Top Neës, sinoptikania Lajda Porja.

Reshje të dendura shiu do të ketë edhe në Tiranë, veçanarisht të premten dhe të shtunën.

“Në Tiranë shirat do jenë prezent që të enjten vonë. Do ketë një sasi të konsiderueshme reshjesh në Tiranë, të premten dhe të shtunën. Epiqendra e vranësirës do jetë në veri, Shkodra dhe Lezha, kryesisht. Të gjitha reshjet e muajit kanë rënë vetëm gjatë fundjavës”, tha sinoptikania.