Pas luftës me mbi 200 zjarre, vijnë përmbytjet! Çfarë po ndodh në veri të Turqisë

 Pas luftës me mbi 200 zjarre, vijnë përmbytjet! Çfarë po ndodh në veri të Turqisë

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të rënda e rrëshqitje dherash në pjesën veriore të Turqisë, ndërsa në jug të vendit vijon ende lufta kundër zjarreve

Këtë të enjte media turke ka njoftuar se të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Helikopterët kanë nisur punën për të shpëtuar njerëzit e mbetur nëpër çatitë e shtëpive të tyre, të mbuluara nga uji.

“Nga pikëpamja meteorologjike, mbase jemi duke u përballur me një katastrofë që nuk e kemi parë prej 50 apo 100 vitesh”-tha Ministri i agrikulturës e pyjeve në Turqi.