Për herë të parë, besimtarët muslimanë falin namazin në sheshin “Times Square” në New York

 Për herë të parë, besimtarët muslimanë falin namazin në sheshin “Times Square” në New York

Qindra besimtarë muslimanë janë mbledhur në sheshin “Times Square” të New York-ut për t’u falur në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Kjo ngjarje përbën një rast mjaft të veçantë, pasi është hera e parë që sheshi i njohur i metropolit “pret” ritet e besimtarëve muslimanë.

Afro 500 ushqime u shpërndanë mes qytetarëve për iftarin.

“Për muslimanët, nuk është çështja vetëm tek agjërimi si një formë për të kuptuar ata që nuk kanë mundësi të ushqehen… në e kryejmë agjërimin në mënyrë që të afrohemi më shumë e të ndihemi më pranë Krijuesit tonë, Allahut”-tregoi për CBSnews një prej organizatorëve.