Prej 25 vitesh në SHBA, mjeku që vjen në Shqipëri për të vizituar falas banorët e vendlindjes

 Prej 25 vitesh në SHBA, mjeku që vjen në Shqipëri për të vizituar falas banorët e vendlindjes

Prej 25 vitesh ai jeton në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por vendlindjen e tij nuk e ka harruar asnjëherë.

Ky është Angjelin Shtjefni, me origjinë nga fshati Fishtë i Lezhës. Shpesh ai vjen në periudhën e verës për t’i kaluar pushimet në Shqipëri. Por jo vetëm kaq. Shtjefni vjen në fshatin e tij edhe për të punuar e kryer vizita falas për banorët e zonës.

“Jetoj në Amerikë që nga 96’. Pushimet i kaloj në përgjithësi në zonën time. Çdo vit që vij, vizitoj zonat ku kam punuar. Ka qenë një pasion i imi që një ditë të kthehem e t’i shërbej njerëzve të vendit tim, me aq sa kam mundësi. Të them të drejtën, këtu nevojat për mjekë kanë qenë gjithmonë të mëdhaja. Mundësia për të shkuar për t’u vizituar në qendrat shëndetësore në qytete, nuk është për të gjithë banorët. Ndaj unë jam munduar të shkoj tek ata, e jo e anasjellta.”-thotë mjeku në intervistë për median.

E madje për shumë nga banorët e fshatit të tij, ai u blen dhe ilaçet falas.

 “Marr informacion për pacientët me probleme ekonomike dhe mundohem t’i ndihmoj me ilaçet që u duhen”.

Edhe pas rikthimit në SHBA, Shtjefni vijon të mbajë kontakte me pacientët e tij në Fishtë, për t’i ndihmuar apo dhënë këshilla