Qindra duke fjetur në metro… pamjet, si e kaluan natën qytetarët në Ukrainë

 Qindra duke fjetur në metro… pamjet, si e kaluan natën qytetarët në Ukrainë

Qindra qytetarë në Kiev e Karkiv e kanë kaluar natën në stacionet e metrove, nëntokë, nga frika se banesat e tyre nuk janë më të sigurta. Shumë prej tyre kishin sjellë me vete edhe priza për t’u ngrohur, apo dyshekë me ajër, për të mundur të bëjnë një ‘sy’ gjumë.

Këtu ka shumë njerëz, shumica rrinë dhe shohin celularin, duke u munduar të kapin lajmin e fundit”-thotë një qytetare, siç raporton BBC.

Disa foto u përcollën po ashtu dhe nga një gazetar i ‘Le Monde’.