Rasti i rrallë, foshnja mbijeton në zorrën e nënës… lind mrekullisht pa probleme shëndetësore

 Rasti i rrallë, foshnja mbijeton në zorrën e nënës… lind mrekullisht  pa probleme shëndetësore

Një skaner ka kapur pamjet e pabesueshme të një foshnje e cila është rritur në zorrët e nënës së saj. E më e pazakonta e këtij rasti të rrallë, është fakti se foshnja lindi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rasti i rrallë është regjistruar në Iran, siç raportoi “The Sun”.

Nëna e foshnjes, një 40 vjeçare, nisi të ndjejë dhimbje të forta në javën e 14 të shtatzanisë, pa e ditur që foshnja e saj ishte shkëputur dhe po rritej në abdomenin e saj.

Gruaja shkoi në spital me frikën se diçka po shkonte keq me shtatzaninë, kur zbuloi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Simptomat e dhimbjet e forta pushuan pas dy javësh plot vuajte.

Disa javë më tutje, gruaja nisi të ndjejë sërish dhimbje të forta. Një grup prej 5 mjekësh e dërguan në operacion gruan dhe lindën foshnjen, e cila peshonte afro 800 gramë.

Foshnja, vajzë, nuk kishte asnjë problem, pavarësisht se u rrit në vendin e gabuar. Mrekullisht foshnja kishte mbetur në qesen amniotike edhe pse jo më në uterusin e nënës së saj.

Shtatzania abdominale është një rast ekstemisht i rrallë, i cili kapet në javët e para dhe përgjithësisht abortohet, pasi ka një risk të lartë për nënën e foshnjen.