Roja bregdetare në Spille i shpëton jetën një nëne me të birin, vetë përfundon në spital

 Roja bregdetare në Spille i shpëton jetën një nëne me të birin, vetë përfundon në spital

Një vrojtues i plazhit në bregdetin e Spillesë (Kavajë) ka shpëtuar nga mbytja një nënë e cila së rrezikoi jetën së bashku me të birin për shkak të dallgëve.

Lajmin e ka përcjellë federata e vrojtuesve në Shqipëri, e cila ka njoftuar se vrojtuesi i plazhit Idajet Roi ka kryer një gjest heroik, duke shmangur një tragjedi të dyfishtë. Vetë vrojtuesi është shtruar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe Misioni yne eshte te shpetojme jete!

Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe ne lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Forca Idajet, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend.”-njofton federata.