Rrëfimi i një gruaje: Kur humba vajzën doja t’i jepja fund vetes, por Zoti kishte të tjera plane

 Rrëfimi i një gruaje: Kur humba vajzën doja t’i jepja fund vetes, por Zoti kishte të tjera plane

Sipërmarrëse në Britani, botuese e disa librave dhe themeluese e revistes shqiptare ‘Global Woman’. Quhet Mirela Sula dhe kur ishte 23 vjeçare, humbi të bijën. Por përpara suksesit të saj, Mirela ka hequr jo pak.

Në një interviste në media, Mirela tregoi se humbja e vajzës ishte shkatërruese. Mendoi për vetëvrasjen. Kjo sepse mendoi se jeta e saj nuk kishte më kuptim. Por diçka krejt e papritur i ndodhi. Mirela tregoi se Zoti kishte të tjera plane për të… mësoi se ishte shtatzënë.

“Një nga gjërat më tmerrshme që kam kaluar ka qenë humbja e vajzës sime, e fëmijës tim të parë. Nuk ishte vetëm humbja e vajzës, por ishte humbja e vetes. Me humbjen e saj, unë humba çdo gjë. Ishte një moment i tmerrshëm kur nuk merrja dot as frymë.

Në ato përpëlitjet e mia për të mbajtur veten në këmbë apo për t’i dhënë fund jetës sime, gjë që askush nuk e dinte, mësoj që isha prap shtatzënë, sepse e kam menduar disa herë që t’i jap fund jetës, jo vetëm sepse humba vajzën, por sepse rash në një moment plotësisht të vështirë që nuk dija si ta kaloja. Në atë kohë, në majën e malit ku isha unë, nuk kisha dëgjuar as për psikologji, as për mendime të këqija, këto gjëra nuk ekzistonin. Atëherë isha 23 vjeçe, në kulmin e ëndrrave të mia.

Gjëja më e tmerrshme është se njerëzit nuk të kuptonin dhe nuk u vë faj. Realisht as unë nuk e dija që kur njeriu humb dikë dhe unë nuk e dija që quhet zi. Të gjithë këto faktorë po më çonin drejt fundit, por si duket Zoti kishte plane më të mëdha. Edhe jam mirënjohëse vetes që nuk e bëra atë gabim fatal dhe sot kam në jetë një djalë të mrekullueshëm, që është frymëzimi dhe kurajo për të ecur përpara”, tha Mirela.