Rrogozhinë, një i ri i pajetë në rrënojat e makinës së aksidentuar

 Rrogozhinë, një i ri i pajetë në rrënojat e makinës së aksidentuar

Një aksident tragjik ndodhi këtë të enjte në afërsi të Rrogozhinës, atje ku një automjet i tipit ‘Benz’ u përplas me një kamion. Për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa automjeti i tij është shtypur thuajse krejtësisht nga kamioni.

Viktimë mbeti një 27 vjeçar, i identifikuar më vonë nga autoritetet me incialet F.M. Nga të dhënat paraprake, mendohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Pas afro 2 orësh punë, zjarrrfikësit kanë mundur të largojnë veturën nga kamioni.

Njoftimi i policisë:  

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.