Sakrifica e 13 vjeçares, jep jetën për të shpëtuar nga mbytja motrën e vogël

 Sakrifica e 13 vjeçares, jep jetën për të shpëtuar nga mbytja motrën e vogël

“U thashë që të qëndronin afër bregut, të mos hynin në ujë për të notuar… kur (tragjedia) ndodhi, ato ishin fare pranë bregut”

Kështu kujton nëna e 13 vjeçares Nikol Sanders (Niki), e cila gjeti vdekjen teksa tentonte të mbante në jetë të motrën 10 vjeçe.

Dy vajzat kishin shkuar në një liqen në Oksforshajër (Angli) me disa familjarë. Nëna e tyre nuk kishte qenë atë ditë dhe i kishte përshëndetur vajzat, duke i sugjeruar që të ishin të kujdesshme.

Vajzat po qëndronin fare pranë bregut, kur një pjesë e tabanit nën këmbët e tyre kolapsoi, duke tërhequr poshtë në ujë të miturat. Niki ishte së bashku me motrën e një tjetër vajzë.

13 vjeçarja dëshpërimisht u mundua të qëndrojë mbi ujë dhe të mbajë me duar të motrën 10 vjeçe. Familjarët vrapuan drejt vendit të ngjarjes dhe nxorrën prej ujit 10 vjeçaren e vajzën tjetër, por fatkeqësisht 13 vjeçarja ishte mbytur

Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, 13 vjeçaren e kishte tërhequr më tutje rryma e ujit. U deshën afro 25 minuta për ta gjetur trupin e saj, disa dhjetëra metra më tutje.

“Vajza më tregoi se ishte Niki ajo që sakrifikoi jetën e saj për ta shpëtuar. Thjesht donte të mbante motrën e saj mbi ujë dhe kjo tregon se çfarë vajze ishte.”-tregoi nëna e të ndjerës.

Liqeni atje është krijuar si pasojë e mbushjes me ujë të një grope të madhe me dhe e zhavorr, e gërmuar në vitet 80’ për materiale në ndërtimin e një rruge.