Sakrifica e një nëne për të mbajtur në jetë vajzat e prekura nga sëmundja

 Sakrifica e një nëne për të mbajtur në jetë vajzat e prekura nga sëmundja

Kejti është 19 vjeçe, ndësa Keli 14 vjeç. Të dyja motrat vuajnë nga e njëjta sëmundje, një sindromë e rrallë degjenerative neurologjike. Sindroma PEHO. Për shkak të saj, dy motrat nuk mund të ecin apo flasin e për to duhet kujdes 24 orë.

Të dyja këto vajza janë të adoptuara nga Pami e Marku. Nëna e vajzave, Pami, po bën gjithçka që vajzave të mos u mungojë asnjë përkujdesje. Për të mos i dërguar në një spital, kjo nënë ka sjellë rreth 38 aparate mjekësore në shtëpi për t’i shërbyer vajzave, një shërbim që ajo e bën me shpirt. Në intervistë për BBC-në, Pami tregon se vajzat i ka adoptuar në vitin 2008, kohë në të cilën u kujdes për disa kohë për to. Çifti ka fëmijët e tyre, por lidhja që krijoi me dy vajzat ishte e fortë.

“Të them të drejtën, t’i mbaj fëmijët nuk është problem për mua. Nuk do t’i ndërroja për asgjë në botë. Ka patjetër ditë që mund të kthehen në shumë shumë intensive. Por problemi më i madh është elektriciteti, sepse po të iki ky i fundit, do të sillte probleme për fëmijët”

E teksa fatura e dritave shkon tek afro 780 paund në muaj, 61 vjeçarja tregon se më parë është gati të shesë shtëpinë, sesa t’i dërgojë fëmijët në spital.

“Kur Marku punonte paratë nuk ishin problem. Ai punonte 7 ditë të javës dhe kurrë nuk kemi kërkuar për diçka nga të tjerët. E para se të më shkojë në mendje të çoj vajzat në spital, do shisja shtëpinë të parën”-tregoi Pami.