Shqipëria do të preket nga i ftohti polar, në disa zona temperaturat zbresin në -11°C

 Shqipëria do të preket nga i ftohti polar, në  disa zona temperaturat zbresin në -11°C

Reshjet e shiut do t’i lënë vendin temperaturave të ftohta në Shqipëri. Moti përgjatë kësaj jave pritet të njohë rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në disa zona malore, pritet që termometri të zbresë deri në minus 11 gradë celcius.

Siç shpjegon meteorologia Adiola Bani, i ftohti vjen nga masat ajrore siberiane dhe rënie e temperaturave do të jetë e ndjeshme.

“Qarkullimi i masave ajrore siberiane që kanë përfshirë territorin shqiptar që prej mbrëmjes së djeshme kanë sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atfmosferike duke bërë që të kemi kthjellime por me mot të ftohtë. Për shkak të masave të ftohta ajrore nga Siberia do të kemi rënie dratsike të temperaturave, të cilat do të shoqërohen me reshje dëborë dhe ngrica në zonat malore.

Termometri do të bjerë deri në -11 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi do të jetë deri në 10 gradë Celsius.

Temperaturat priten të rriten disi pas ditës së enjte ku vlerat minimale do të ngjiten në -6 gradë Celsius nga -11 që pritet të jetë gjatë këtyre ditëve,.

E gjithë java do të jetë e kthjellët dhe me vranësira kalimtare ku më të dukshme do të jenë në zonat malore”, tha meteorologia Adiola Bani për abc