Të pajetë e gjetën fqinjët pas disa ditësh… 75 vjeçarja në Himarë, nëna e peshëngritësit të njohur

 Të pajetë e gjetën fqinjët pas disa ditësh… 75 vjeçarja në Himarë, nëna e peshëngritësit të njohur

Këtë mëngjes, një 75 vjeçare u gjet e pajetë pranë banesën e saj në Himarë. Policia sqaroi se gruaja kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, pasi në trupin e saj ishin vërejtur shenja të dekompozimit. Të ndjerën e gjetën fqinjët e saj.

“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njoftoi policia.

75 vjeçarja rezulton të jetë nëna e peshëngritësit të njohur Pirro Dhima, ish kampion i botës. Por duket se e moshuara nuk ka patur kontakte më me të birin. Në një kërkim të thjeshtë në rrjet, në profilin e Wikipedia-s, nuk është i shënuar as emri i nënës së peshëngritësit.

Pirro Dhima nuk e ka fshehur asnjëherë qasjen e tij ndaj Shqipërisë, qasje e cila në të paktën nuk ka qenë “dashamirëse”. Edhe në intervistat për median greke e shqiptare, Dhima nuk e ka përmendur nënën, duke treguar se është rritur nga gjyshja në Himarë.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë, në intervistë për mediat greke.