Tradita 100 vjeçare e familjes që dikur prodhonte ‘veshjen’ e Qabes në Meke

 Tradita 100 vjeçare e familjes që dikur prodhonte ‘veshjen’ e Qabes në Meke

Nën gumëzhimën e një freskuese në tavan, Ahmed Othman thur fije të arta përmes një cope të zezë, duke krijuar aty vargje të Kuranit, siç bënte një shekull më parë gjyshi i tij.

Ahmed po punon një replikë të Kisves së Qabes, pëlhurën brokade të zezë që mbulon muret e Qabesë. Punimi kryhet çdo vit i ri ndërsa pëlhura vetë është e pajisur me qendisje të arta kaligrafike, ku thuren vargje të Kuranit.

Afro 100 vite më parë, stërgjyshi i Ahmedit, pati nderin që të krijonte Kisven e Qabes, një krijim i cili u nis me një kalvar gamilesh drejt vendit të shenjtë.

AFP i ka kushtuar një artikull traditës familjare të Othman-ëve, të cilët e vijojnë këtë punë prej brezash. Fotot e përcjella janë me të vërtetë mbresëlënëse, ndërsa kjo javë shënoi dhe nisjen e haxhit në Mekë.

Tashmë Ahmed Othman e mban ende gjallë traditën në një punishte të vogël, që gjendet në labirinthet e pazarit të madh Khan al- Khalili, në qendër të Kairos.

Çdo qepje sjell me vete një ritual të shenjtë, një punë që gjyshi i Ahmed Othman e la amanet në vitin e largët 1924.

“Për një vit me radhë, 10 artizanë” do të punonin Kisven që do të mbulonte Qaben e shenjtë, shpjegon Ahmend. Shekuj më parë, artizanët egjiptianë do ta punonin Kisven në seksione. Ndërsa pëlhura e Kisves shkonte drejt Mekës, qytetarët në Egjipt spërkasnin ujë trëndafili nga ballkonet. Gjyshi i Ahmedit, Abdelhamid Othman, ishte i fundit artizan egjiptian, që do të krijonte Kisven, në vitin 1926.

Më 1927, krijimi i pëlhurës do të bëhej në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Marrja në pronësi të plotë të krijimit të Kisves, nisi atje në vitet ’60.

Familja Othman në atë kohë nisi të punojë në thurjen e krijimin e veshjeve militare të Egjiptit.

“Veç punës me ushtrinë, im atë nisi të krijojë thurje të ngjashme nëpër tapetë e më pas të riprodhojë seksionë të plota të Kisves”-shpjegoi Ahmedi për AFP-në franceze.

Në atë kohë, shpjegon më tutje artizani, njerëzit patën kuriozitet e dëshirë të kishin replika të Kisves, ‘deri në detajin më të vogël’.

Sot familja ruan traditën dhe krijon replika, duke treguar se janë të padallueshme nga origjinali që krijohet çdo vit për Qaben.

Në këto kohë, të paktë janë artizanët që krijojnë të tilla punime.

“Shumë sot punojnë nëpër rrugë me dum-dumë apo minibusë, nuk qëndrojnë më përpara tezgjahut ku të ‘thyhet’ mesi”-shpjegoi Ahmed.0

Burimi: AFP /Përshtati me disa shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info