“Vajza ime është gjallë falë atij djali” Akti heroi i një 17 vjeçari

 “Vajza ime është gjallë falë atij djali” Akti heroi i një 17 vjeçari

“Ai djalë është një hero pa më të voglin dyshim. Ishe një grup me njerëz aty. Ata po filmonin me celularë, ndërsa ai djalë bëri diçka.”

Këto janë fjalët e një babai, i cili sot e ka të bijën gjallë falë ndërhyrjes heroike të një 17 vjeçari, i quajtur Anthony. Adoleshenti ishte në kohën e vendin e duhur dhe mundi t’i shpëtojë jetën një 18 vjeçareje e cila ra së bashku me makinën në det e rrezikoi mbytjen.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në New York (SHBA), ndërsa media lokale përcolli në video momentin kur makina bie në ujë e pak më tutje, 17 vjeçari hidhet në det për të shpëtuar 18 vjeçaren e mbetur e bllokuar në automjet.

“Dëgjova një zhurmë të madhe dhe pashë që shumë njerëz po vraponin afër molit.”-tregoi 17 vjeçari.

Me të mbërritur atje, adoleshenti dëgjoi thirrjet e klithmat për ndihmë të vajzës, e cila kishte mbetur në makinë. Askush nuk po ndihmonte.

“Kjo më bëri të hidhem në ujë, ajo vajzë po godiste xhamin e derën për t’u munduar të dalë nga makina. Të vdesësh prej mbytjes është një ndër frikërat e mia më të mëdha, e s’mund ta imagjinoja dot ta shihja të ndodhte para syve të mi. U hodha në ujë.”-shpjegoi më pas Anthony.

I riu mundi të hyjë në makinë përmes derës së pasme dhe i shpëtoi jetën 18 vjeçares. I ati i kësaj të fundit e takoi 17 vjeçarin dhe i shprehu falenderimet përmes një përqafimi domethënës e fjalëve që vinin nga zemra.

“Vajza ime është gjallë vetëm falë tij. Një makinë mund të zëvendësohet, ashtu si sendet e tjera. Por vajza ime? Ajo është e pazëvendësueshme.”-tha babai i 18 vjeçares