Video e dhimbshme, vajza përplaset nga makina në rrugën e “Kavajës”

 Video e dhimbshme, vajza përplaset nga makina në rrugën e “Kavajës”

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Tiranë, në rrugën e “Kavajës”, një ndër zonat më të populluara të kryeqytetit.

Një vajzë po kalonte rrugën kur papritur përballë saj vjen një makinë e tipit ‘Mercedes Benz’. Nga video dallohet se makina kishte shpejtësi. Pavarësisht se vajza rreth të 30-tave tenton t’i shmanget, ajo goditet rëndë nga automjeti.

Pamjet e mëposhtme, janë me të vërtetë therëse (shiko në pjesën e sipërme, majtas, në video)

Nga video dallohet fare qartë reagimi i atyre qytetarëve që panë aksidentin e tmerrshëm. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se vajza kishte marrë lëndime tepër serioze dhe nuk reagonte