12 orë në det dhe pranë vdekjes, varka e pikas notarin falë një grupi delfinësh

 12 orë në det dhe pranë vdekjes, varka e pikas notarin falë një grupi delfinësh

Një i ri rreth të 30-tave është shpëtuar mrekullisht nga një varkë disa kilometra larg bregut dhe plot 12 orë pasi kishte qëndruar në ujë.

Kur u shpëtua, i riu ishte plotësisht i rraskapitur e mezi qëndronte mbi ujë. Hipotermia po i merrte jetën. (Hiportermia është ajo gjendje kur trupi i njeriut ekspozohet ndaj të ftohtit për një kohë të gjatë. Kur temperatura trupore bie më shpejt sesa aftësia e trupit për të prodhuar nxehtësi, hipotermia mund të rezultojë në vdekje)

Anëtarëve të varkës së shpëtimit i riu i tregoi se kishte tentuar të bënte me not një distancë të madhe, por dukshëm nuk ishte i përgatitur për vështirësinë e notimit për një periudhë të gjatë.

Por elementi i habitshëm i të gjithë kësaj ngjarje, ishte fakti se varka e shpëtimit kishte mundur ta gjente të riun vetëm falë një grupi delfinësh. Varka kishte parë një tufë me delfinë që notonin në të njëjtin vend (pranë notarit). Me të parë me më kujdes, anëtarët e varkës së shpëtimit kanë pikasur të riun që e kërkonin prej disa orësh në mes të detit.

Një prej anëtarëve të ekuipazhit u shpreh se ishte një mrekulli gjetja e 30 vjeçarit, i cili po të kishte qëndruar dhe për pak kohë në ujë, do të kishte gjetur vdekjen. Një prej anëtarëe të ekuipazhit të shpëtimit u shpreh se i riu nuk ishte as i pajisur me veshje dhe ndodhej afro 4 km larg bregut kur u gjet.

“Ai djalë ishte më shumë shumë fat. Nuk ka dyshim për këtë. Sikur dhe një gjysëm ore të rrinte në ujë, me siguri do të kiste vdekur. Askush nga ne apo mjekët se besonim dot sesi kishte arritur të mbijetonte.”