13 ditë pas rrëmbimit të të birit… momenti kur nëna përqafon djalin 9 vjeçar

 13 ditë pas rrëmbimit të të birit… momenti kur nëna përqafon djalin 9 vjeçar

Kur Amanda dërgoi të birin e saj 9 vjeçar në shtëpinë e ish të shoqit për fundjavën, nuk ja kishte idenë se ai po planifikonte që ta rrëmbente të birin e të largohej jashtë shtetit.

Një telefonatë nga një e afërme solli frikën se mbase, nuk do ta shihte më kurrë të birin. E afërmja i tregoi Amandës se kushërira e saj 16 vjeçare i kishte lënë një pusullë, ku i tregonte se do të ikte për një “aventurë” me ish bashkëshortin e Amandës dhe djalin e tyre 9 vjeçar.

Fotoja që publikoi policia në rrjetet sociale, në përpjekje për të marrë ndihmë nga publiku për gjetjen e 9 vjeçarit

“Po dridhesha, ndihesha keq, e mërzitur, konfuze, e frikësuar… mendoja a do ta shoh sërish dot tim bir?”-kujton Amanda.

Për 13 ditë kjo nënë e autoritetet kërkuan për 9 vjeçarin në Tenesi. 13 ditë të vështira ankthi, derisa një grua e panjohur për Amandën, kishte marrë në telefon për të njoftuar se kishte parë fëmijën e saj pranë një parku në një tjetër shtet (Kaliforni).

Gruaja e kishte parë krejt rastësisht në lajme se një fëmijë 9 vjeçar ishte rrëmbyer nga i ati, e teksa po dërgonte fëmijën e saj në shkollë, përpara i doli pikërisht fëmija, i cili shoqërohej nga një burrë dhe një adoleshente.

Gruaja kishte telefonuar policinë për të njoftuar edhe pse kishte dyshime. Por instikti i saj i nënës, duket se shpëtoi zemrën e thyer të një nëne tjetër. Fëmija që ajo kishte parë rastësisht ishte në fakt djali i Amandës.

Policia e Kalifornisë shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arriti të prangosë babain e 9 vjeçarit, ndërsa vogëlushi shkoi në krahët e nënës, e cila priti në ankth për afro 2 javë.

Media amerikane i publikoi pamjet prekëse, të cilat i gjeni më poshtë.