25 vjeçari shqiptar qëllon të ëmën me thikë, media amerikane jep detajet

 25 vjeçari shqiptar qëllon të ëmën me thikë, media amerikane jep detajet

Një 25 vjeçar me origjinë shqiptare është burgosur pas një krimi të shëmtuar, kryer mbi nënën e tij 54 vjeçare në shtëpinë e kësaj të fundit në Elmwood Park të New Jersey-t.

Për arsye ende të pazbardhura, 25 vjeçari i identifikuar si Emiliano Domi ka qëlluar të ëmën në kurriz me një thikë kuzhine. Siç ka treguar gruaja, goditja ndaj saj ishte krejt e papritur dhe aq e ashpër, saqë thika 15 centimetra e gjatë, është thyer në mes të shpatullave të saj.

Siç raporton media lokale, gruaja është trajtuar në një spital natën e ndërrimit të viteve dhe fatmirësisht nuk ka plagë që i rrezikojnë jetën.

Ndërkohë 25 vjeçari tentoi të arratisej, por u gjet dhe arrestua jo shumë larg banesës nga policia. I dyshuari punonte si një kashier në një market dhe sipas autoriteteve atje, kishte precedentë të dhunës në familje.

I riu akuzohet tashmë me tentativë vrasje, sulm të agravuar dhe një sërë akuzash për armëmbajtje.