Doli nga shtëpia për të peshkuar në Drin e nuk u kthye më… familjarët vijojnë kërkimet prej 8 ditësh

 Doli nga shtëpia për të peshkuar në Drin e nuk u kthye më… familjarët vijojnë kërkimet prej 8 ditësh

Doli nga shtëpia e tij në fshatin Fushë Alije të Dibrës më 26 dhjetor. Shkoi për të peshkuar në lumin Drin, por nuk u kthye më.

Që prej asaj dite, familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit janë në kërkim të Tofik Xhikut, ndërsa frika se ai është mbytur ka mbajtur në dhimbje të dashurit e 43 vjeçarit përgjatë këtyre 8 ditëve.

Dy ditë kërkime zhvilluan edhe polumbarët e RENEA-s, por për shkak të prurjeve të shumta të ujit ndaluan përkohësisht kërkimet në lumin Drin.

Pavarësisht kësaj, familjarët vijojnë të kërkojnë 43 vjeçarin, me shpresën se të paktën mund t’ja gjejnë trupin për t’ja pushuar në banesën e fundit.

Kërkimet kanë vijuar dhe këto dy ditë të vitit të ri, ndërsa familjarët treguan se edhe të rinj nga fshati pranë kanë shprehur iniciativën që të dalin nesër për të kontrolluar përgjatë vijës së Drinit.