53 vjeçari shqiptar shuhet pak metra larg shtëpisë… ecte në vijat e bardha kur një makinë i mori jetën

 53 vjeçari shqiptar shuhet pak metra larg shtëpisë… ecte në vijat e bardha kur një makinë i mori jetën

Një 53 vjeçar shqiptar është shuar ditën e hënë, teksa kalonte rrugën në vijat e bardha, atje ku një makinë e goditi për vdekje.

Shqiptari u dërgua në spital e pavarësisht të gjitha tentativave të mjekëve, plagët që kishte marrë ia morën jetën në mbrëmje Hazbi Hajdinit.

Ngjarja ndodhi në Savinjano (Savignano) të Italisë, ndërsa Hajdini la pas të shoqen me dy fëmijët. Ai jetonte prej vitesh në Itali së bashku me familjen e tij dhe të ëmën e moshuar.

Personi që shtypi 53 vjeçarin, ishte një shtetas rezident në Savinjano i cili drejtonte një furgon. 65 vjeçari po hetohet nga autoritetet nën akuzën e vrasjes si pasojë e aksidentit.

53 vjeçari nuk ndodhej shumë metra larg shtëpisë së tij kur ndodhi aksidenti. Hajdini me profesion ishte punëtor në një ofiçinë mekanike.

Vdekja e tij solli trishtim në komunitet për faktin se familje e tij ishte e respektuar atje. Familjarëve të 53 vjeçarit ua shprehu ngushëllimet edhe kryebashkiaku i qytetit edhe për faktin se prej vitesh në atë rrugë, nuk kishte ndodhur ndonjëherë një aksident kaq tragjik.