Vogëlushi 16 muajsh nga Kosova po shuhet, prindërit e dëshpëruar kërkojnë ndihmën e shqiptarëve

 Vogëlushi 16 muajsh nga Kosova po shuhet, prindërit e dëshpëruar kërkojnë ndihmën e shqiptarëve

Omeri ende nuk i ka dy vite jetë në këtë botë, por drita e tij po shuhet. Lindi me një problem në zemër e qëkur erdhi në jetë, prindërit e  vogëlushit janë përballur me sprova të jashtëzakonshme.

Sakrifikuan gjithçka, dhanë çfarë kishin, por mesa duket nuk mjaftoi. Prindërit e Omerit nuk mund të përballojnë faturën e rëndë financiare për t’i shpëtuar jetën të birit, e kësisoj kanë kërkuar ndihmën e shqiptarëve bamirës.

Gjendja e Omerit mbetet e rënduar dhe prindërit si shpresë shikojnë një spital të specializuar në Itali, ndërsa trajtimi atje kushton 85 mijë dollarë.