55 vjeçari i merr jetën gruas e dy fëmijëve… kush është djali i adoptuar në Shqipëri

 55 vjeçari i merr jetën gruas e dy fëmijëve… kush është djali i adoptuar në Shqipëri

Një familje e shuar, nga duart e një kryefamiljari që zotëronte një dyqan armësh në Kolorado. Kristof Kreb, 55 vjeçar, besohet se vrau të dy fëmijët e adoptuar dhe të shoqen Ivet, me të cilën kishte një martësë 26 vjeçare.

Media e huaj zbuloi se fëmijët ishin të mitur. Felisiti Kreb ishte 13 vjeçe dhe e adoptuar në Kinë, ndërsa i vëllai i saj, ishte 9 vjeçar. Berret ishte adoptuar në Shqipëri (foto më poshtë e fëmijëve).

Policia shkoi në banesën e çiftit Kreb pas një telefonate shqetësuese që erdhi nga një djalë i ri në moshë, i cili kishte njoftuar duke thënë se “dikush po lëndohet në atë shtëpi”. Kur oficerët shkuan në shtëpi, i gjetën të vdekur të katërt anëtarët e familjes.

Kristof e Ivet ishin të dy veteranë të luftës. Ata kishin 8 fëmijë shumica e të cilëve të adoptuar. Për median amerikane foli një ndër fëmijët e adoptuar, e cila nuk mundi t’i mbante lotët.

“Po mundohemi të kuptojmë se çfarë ndodhi, është shumë e vështirë, sidomos për tre nga fëmijët më të vegjël. Asnjë prej nesh nuk e kishte imagjinuar diçka të tillë” tha Morgan në intervistë për KRDO. (Shiko videon më poshtë)

Një prej miqve të vjetër të Kristof e Ivet, u shpreh se të dy ata ishin prindër të dashur e të mirë…

“Ata ishin një familje që dha shumë për familjen e vendin.”

55 vjeçari la ushtrinë pasi mori mori lëndime dhe u kthye me leje invalidi në shtëpi. Më tutje ai hapi një klub sportesh e shitje armësh së bashku me një tjetër mik.