6 gola në ndeshjen Gjermani- Portugali! Gjermanet arrijnë të mundin skuadrën e Ronaldos

 6 gola në ndeshjen Gjermani- Portugali! Gjermanet arrijnë të mundin skuadrën e Ronaldos

Gjermania ka arritur të korrë fitoren e saj të parë në Euro 2020, pas humbjes fatkeqe me Francën.

Plot 4 gola kanë arritur të shënojnë gjermanët në portën e Portugalisë, ndërsa dy golat e Cristiano Ronaldo-s nuk mjaftuan kësaj here.

I pari që shënoi ishte CR7. Në minutën e 15 Ronaldo arrin të kalojë Portugalinë përpara.

Por për në harkun kohor të pak minutave, rezultati ndryshoi krejtësisht në favor të Gjermanëve. Në minutën e 35-të,  Ruben Dias shënoi një autogol në portën e Portugalisë. Goli i tretë i ndeshjes erdhi 4 minuta më vonë dhe ishte sërish një autogol në portën e portugezëve, kësaj here nga Guerrerio.

Pjesa e dytë e ndeshjes pati një tjetër ritëm dhe fusha e gjelbër u dominua nga gjermanët. Kai Hvartz shënoi golin e tretë për Gjermanët në minutën e 51-të.

9 minuta më vonë erdhi dhe goli i knock-out për Portugezët. 4 me 1.

Më tutje Portugalia arriti të shënojë një pol përmes Diogo Jotas. Pavarësisht përpjekjeve, rezultati përfundoi në 4 me 2 për Gjermanët.

Me këtë fitore Gjermania renditet e dyta, ndërsa grupin e prin Franca me 4 pikë, pas barazimit me Hungarinë.