Momentet kur disa burra ngjiten në një tub dhe shpëtojnë tre fëmijë nga banesa nën flakë

 Momentet kur disa burra ngjiten në një tub dhe shpëtojnë tre fëmijë nga banesa nën flakë

Një video e postuar në rrjetet sociale është bërë virale, kjo falë guximit të disa burrave që kanë shpëtuar disa fëmijë nga një banesë e përfshirë nga flakët.

Video e publikuar javën e kaluar, është filmuar në Rusi, nga banorë të një pallati ngjitur me godinën ku një apartament kishte marrë flakë.

Në pamje tregohen momentet kur tre burra të guximshëm ngjiten në një tub shkarkimi pranë dritares së apartamentit në flakë dhe arrijnë të shpëtojnë fëmijët.

“Një apartament përballë nesh mori flakë dhe aty mbetën të bllokuar tre fëmijë. Disa banorë arritën të ngjiten përmes tubit të kullimit të ujit dhe formuan një zinxhir. Arritën të ulin poshtë fëmijët e bllokuar duke i kaluar dorë pas dore”-thuhej në përshkrimin e videos, së publikuar në rrjetet sociale.

Më poshtë gjeni të plotë videon, e publikuar nga ViralHog