78 teste të kryera, 441 ditë i sëmurë! Rasti i pazakontë i turkut, me Covid prej 14 muajsh

 78 teste të kryera, 441 ditë i sëmurë! Rasti i pazakontë i turkut, me Covid prej 14 muajsh

Kur Muzafer Kaysan fillimisht u prek nga Covid-19, mendoi se i erdhi koha për t’u larguar nga kjo botë, pasi ai vuante edhe nga leuçemia.

14 muaj kaluan dhe pas 78 testeve të kryera, Muzafer është gjallë, ama ende i sëmurë me Covid.

56 vjeçari në Turqi mban rekordin për të qenit i sëmurë për një kohë kaq të gjatë. Doktorët shprehen se kjo ka ndodhur me gjasë për shkak të sistemit imunitar të dobët të Muzafer. Që nga nëntori i vitit 2020, 56 vjeçari ka hyrë e ka dalë nga spitalet, por pavarësisht kushteve të tij shëndetësore, e gjen të buzëqeshur.

“Me siguri do më ketë zënë ndonjë version femër i Covid, sepse kjo sëmundje është obsesionuar me mua”thotë me shaka 56 vjeçari, kur zbuloi se edhe javën që lamë pas, testi i doli sërish pozitiv.

9 muaj në spital e 5 të tjera i vetëm në banesë, sëmundja e ka larguar 56 vjeçarin nga familja, por sidomos nga mbesa e vogël, Azra, të cilën shpesh e sheh nga dritarja kur ajo vjen ta “vizitojë” gjyshin.

Doktori që ndjen Kaysan, u shpreh se rasti i Muzaferit mban rekordin deri më sot.

“Pacienti prej 441 ditës rezulton të jetë pozitiv me Covid… deri më sot, nuk kam parë ndonjë rast të tillë.

Djali i 56 vjeçarit, i trishtuar që për të atin thotë se ai është një njeri pozitiv, por që po kërkon medoemos të ‘dalë negativ’.

“Shpesh herë thonim sesa pozitiv është im atë, por tani duket se ai dëshirën e ka vetëm të dalë negativ… shpesh më thotë se i duket sikur ka ngecur para semaforit të kuq e s’mund të ecë dot më tutje”