85 ditë në spital pas lindjes, momenti prekës kur nëna përqafon të bijën

 85 ditë në spital pas lindjes, momenti prekës kur nëna përqafon të bijën

“Nga makina dola vetë. Eca drejt shtëpisë sime dhe pse mendoja se s’do të mundesha… tani jam unë ajo që po kujdeset për vajzën, e të mendosh se nuk isha e sigurt se do të mund ta shihja time bijë”

Fjalët e një nëne 32 vjeçare, e cila për 85 ditë qëndroi në spital, atje ku rrezikoi të humbte jetën. Paola Gambini tregoi për median e huaj se gjatë shtatzanisë u prek prej Covid dhe shëndeti i saj u përkeqësua ndjeshëm. Mjekët ndërhynë për t’i shpëtuar jetën fëmijës, ndërsa gruaja vijoi të përkeqësohej.

“Nuk e dija nëse do t’i mbijetoja kësaj gjendje apo jo, nëse vajza do të mbetej gjallë”-kujton 32 vjeçarja.

Liliana fatmirësisht lindi e shëndetshme, ndërsa Paola u përkeqësua. Nëna kujton momentin kur i prekur të bijës kokën… “e vetmja gjë që doja të dija ishte nëse vajza ishte mirë. Mjekët e morën dhe më thanë se do të kujdeseshin për mua

Paola nuk kishte patur asnjë sëmundje shoqëruese, por përfundoi në ventilator. Qendroi dy javë aty dhe më tutje për 40 ditë të tjera u vendos në tjera pajisje oksigjeni.

Pas 85 ditësh, Paola arriti të dalë nga spitali. Shkoi në shtëpinë e saj, atje ku e priste e bija. Gruaja humbi 32 kilogramë dhe ende përdor oksigjenin… edhe pse oksigjeni i vërtetë, është Liljana, vajza e saj.