17 vjeçari në Shkodër qëllon shokun e klasës me thikë pas një zënke për motive banale

 17 vjeçari në Shkodër qëllon shokun e klasës me thikë pas një zënke për motive banale

Pas një zënke për motive banale, një 17 vjeçar në Shkodër ka qëlluar me thikë shokun e tij të klasës. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një shkolle pas një konflikti të momentit. 17 vjeçari i lënduar është paraqitur në spital për t’u kuruar. Fatmirësisht lëndimi nuk ka qenë serioz.

Autoritetet kanë ndaluar të miturin që ka qëlluar me thikë, ndërsa hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen vijojnë.

“Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.